Ndalesa për automjete transportuese në Maqedoni, të reshura të borës priten edhe sonte

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Ndalesa aktive për automjete të rënda transportuese pasdite ka në akset rrugore Gostivar – Mavrovë – Dibër, Gostivar – Strazhë – Kërçovë, Strumicë – Berovë, si dhe në qafat malore Pletvar, Presekë dhe Gjavato. Krahas ndalesës për lëvizje të autobusëve dhe autmjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit, për llojet e tjera të automjeteve i obliguar është përdorimi i pajisjes dimërore, thonë informatat nga LAMM prej orës 18:00.

Janë hequr edhe ndalesat për automjete të rënda transportuese në akset rrugore Dellçevë – vendkalimi kufitar “Dellçevë” dhe Strugë – vendkalimi kufitar “Qafë Thanë”.

“Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte të dimrit në rrugë të lagështa, me mbetje të borës në rrugë, pas interveniumit të ekipeve kujdestare të ndërmarrjes publike ‘Rrugët e Maqedonisë’. Të reshura të borës me intensitet të ndryshëm ka në tërë shtetin”, thuhte në kumtesën e LAMM-së.

Advertisement

Natën pritet të ketë të reshura të përkohshme të borës, të cilat do të ndalen në orët e vonshme. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, ndërsa është e mundur edhe paraqitje e ngricave.

Nesër pritet të ketë të reshura të përkohshme të borës, kryesisht me intensitet të dobët në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore. Do të fyrjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperaturat e mëngjesit pritet gjithkund të jenë negative.

Sipas sinoptikëve, në ditët në vijim do të mbizotërojë mot stabil dhe i ftohtë, me temperatura të ulëta të mëngjesit, që për shkak të kthjellimit do të ulen më tej dhe në disa vende do të ulen nën -10 gradë. Nga mesi i javës do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës së mëngjesit.

 

Advertisement

The post Ndalesa për automjete transportuese në Maqedoni, të reshura të borës priten edhe sonte appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy