Ndahet nga jeta Nexhat Shahini, një nga donatorët e Fondacionit Albiz

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot Fondacioni Albiz humbi një nga donatorët dhe mbështetësit shumëvjeçar të tij, z. Nexhat Shahini, afarist nga Saraji. Bamirësia e tij do të mbetet e shkruar në historinë e Fondacionit Albiz.

Nexhat Shahini lindi në vitin 1962. Nga vitet ’90 filloi të merret me biznes, duke i themeluar kompanitë “Tempo 99”, “Baudom” dhe “Baukop”, të cilat e përkrahin procesin e ndërtimtarisë. Këto kompani janë të vendosura në Zonën ekonomike të Vizbegut në Shkup. Ai ka merita shumë të mëdha në zhvillimin e Zonës së Vizbegut, e cila sot është zona ekonomike më e zhvilluar në Maqedoninë e Veriut dhe ku ka mbi 20,000 të punësuar. Z. Shahini dinte si t’i inkurajojë kompanitë që të investojnë në këtë zonë, të bashkëpunojnë mes tyre dhe sot numri i tyre është mbi 400. Të gjitha këto kompani janë në funksion të avancimit dhe zgjidhjes së problemeve të bizneseve. Ai po ashtu e inicioi dhe e themeloi Shoqatën e afaristëve të Vizbegut, ku në fillim ishte kryetar i saj e pastaj edhe mbështetës i palodhur i aktiviteteve të shoqatës, ku një ndër problemet kryesore ishin infrastruktura dhe urbanizimi i kësaj zone. Nexhat Shahini është edhe një ndër themeluesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, e cila është në funksion të përmirësimit të ambientit të biznesit në Maqedoninë e Veriut dhe avancimin e bizneseve të shqiptarëve në vend.

Që në vitet e para të punës së tij si afarist ai i përkrahte shtresat e ndjeshme në shoqëri, përmes aktivitete të ndryshme humanitare, mbështetje kulturës dhe sportit. Kjo bëri që të jetë një ndër themeluesit e Fondacionit për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz bashkë me afaristët e tjerë. Ai besonte në konceptin e solidarizimit dhe filantropisë. Besojmë se z. Shahini nuk do ta harrojnë studentët-bursistë, të pastrehët, autorët e librave të mbështetur. Puna e tij e palodhshme u dëshmua edhe gjatë ndërtimit dhe meremetimit të shkollave të shumta në Sllupçan dhe Saraj. Ai u jepte kurajë edhe grave, që përmes kurseve për rrobaqepësi, të aftësoheshin për një të nesërme më të mirë.

Ai ishte pjesë e një grupi joformal të afaristëve nga Saraji, ku gjatë takimeve të shumta do të inicionte ndonjë aktivitet për të ndihmuar.

Advertisement

Ishte shok dhe bashkëpunëtor. Afarist i jashtëzakonshëm. Njeri që nuk ndjente lodhje. Humanist i dëshmuar. Bashkëshort dhe baba i përkushtuar.

Nexhati kurrë nuk e harroi origjinën e të parëve të tij nga Reka e Epërme. Ishte krenar për këtë. Kishe mjaft nostalgji për shqiptarët e asaj ane. Do të ndihmonte çdo manifestim apo organizim që bëhej për Rekën e Epërme.

“Bashkë mund të bëjmë më shumë”, thoshte Nexhati.

The post Ndahet nga jeta Nexhat Shahini, një nga donatorët e Fondacionit Albiz appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy