Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pas një bisede me homologun e saj slloven Matej Toni ka njoftuar se Sllovenia, si anëtare e NATO-s ka ofruar ndihmë të plot për shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut, transmeton Alsat.

“Sllovenia ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për shuarjen e zjarreve në vendin tonë. Komunikimi mes institucioneve tashmë ka filluar. Faleminderit miqve tanë dhe aleatëve të NATO -s”, ka shkruar mes tjerash Shekerinska.

Ndryshe, zjarret të cilat shpërthyen mbrëmë në disa lokacione në vend, gjatë natës janë lokalizuar, por edhe më tutje janë aktivë dhe nuk është mënjanuar rreziku nga përhapja e tyre. Në terren janë ekipet zjarrfikëse me automjete dhe mekanizëm, pjesëtarët e Armatës, të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe qytetarët të cilët po ndihmojnë.

Zjarri në Koçan që mbrëmë kërcënonte të përfshijë edhe pjesë të qytetit, ende është aktiv. Nga Njësia territorial zjarrfikëse-Koçan informuan se ka gjasa të mëdha se do të ndërlidhet me vendet e kapluara nga zjarri afër fshatrave Banja dhe Tërkanje, ku ka zjarr prej para disa ditëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post NATO ofron ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.