Nastov: Katër pacientë transportohen në Serbi dhe Sofje, pritet edhe dy pacientë poashtu të transportohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Klinikës universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit “, Nebojsha Nastov në një deklaratë për mediat këtë pasdite theksoi se turni i parë i dy pacientëve që ishin të varur nga mbështetja respiratore me aeroplan janë transportuar në spitalin në Sofje, ku do të kenë një repart të specializuar për trajtimin nga djegia.

Ai tha se grupi i dytë i dy pacientëve që u larguan nga spitali disa minuta më parë, në marrëveshje me qeverinë serbe janë transportuar në spitalin ushtarak në Nish dhe spitalin ushtarak në Beograd.

Nastov informoi se gjendja shëndetësore e pacientëve të tjerë është stabile.

Ai theksoi se në Klinikë ndodhet edhe një pacient tjetër i cili është në aparate respiratori dhe të cilin e përgatisin për t’u transportuar në Turqi dhe një pacient tjetër që nuk është në mbështetje respiratori, por, siç thekson ai ka shumë gjasa se do të duhet të transportohet.

Advertisement

“Çështja është se ne kemi nevojë për familjet, t’i informojnë se çfarë po planifikojmë dhe më pas duhen pasaportat që pacientët të mund të transportohen. Fatmirësisht, pacientët që shkuan në Bullgari doli se me ndonjë marrëveshje ndërshtetërore nuk nevojiten pasaporta, e njëjta gjë vlen edhe për Serbinë”, ka thënë Nastov.

The post Nastov: Katër pacientë transportohen në Serbi dhe Sofje, pritet edhe dy pacientë poashtu të transportohen appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy