
Me 61 vota “pro” dhe asnjë “kundër”, Naser Ziberi u zgjodh Avokat i ri i Popullit.
Ziberi do të zëvendësojë Ixhet Memetin, i cili për vite me radhë ka qenë Avokat i Popullit në RMV.
Ziberi ka qenë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e fundit kuvendare, nga radhët e BDI-së.
Pas propozimit të tij për Avokat të Popullit, ka pasur kritika të shumta në drejtim të BDI-së, të cilët gjatë fushatës theksuan se nuk do të jenë pjesë e Qeverisë, nëse Zyberi nuk do të jetë kryeministër./Telegrafi/
Advertisement
The post Naser Ziberi zgjidhet Avokat i Popullit appeared first on Telegrafi.