Najçevska: Sipas Rregullores, ministrat e BDI-së duhet të shkarkohen në seancën e ardhshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Profesoresha Mirjana Najçevska bëri të ditur se sipas Rregullores në Kuvend, ministrat nga radhët e BDI-së që dhanë dorëheqje duhet të shkarkohen nga detyra në seancën e ardhshme qeveritare.

Ajo citpi nenin 219 dhe 220 të Rregullores së Kuvendi, duke theksuar se dorëheqja nuk parashtrohet vetëm te kryeministri, por dërgohet edhe te kryetari i Kuvendit.

“Nuk ka kushtëzime dhe diskutime në lidhje me dorëheqjen e një anëtari të Qeverisë. Kryetari i Kuvendit e vendos në rend ditë në seancën e ardhshme dhe bëhet shkarkimi”, u shpreh Najçevska.

Ajo shtoi se se BDI nuk është organi më i lartë në shtet dhe se nuk vendos Ali Ahmeti.

Advertisement

“Nëse kanë dhënë ministrat dorëheqje, ata duhet të shkarkohen në seancën e ardhshme”, tha mes tjerash Najçevska./Telegrafi/

The post Najçevska: Sipas Rregullores, ministrat e BDI-së duhet të shkarkohen në seancën e ardhshme appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy