Profesorja Mirjana Najçevska reagoi ndaj deklaratës së Arben Taravarit i cili tha se kryetari i Parlamentit do të t’u takojë shqiptarëve.

“Nuk e thotë njeri me përvojë dhe dije, ose njeri që din ta udhëheq Kuvendin, ose njeri që me përpikmëri do ta zbatojë ligjin dhe Rregulloren dhe do të mundësojë funksionimin e Kuvendit, por thotë, shqiptar”, Shprehet Najçevska.

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një nga liderët e koalicionit VLEN për Radio Televizionin e Kosovës tha se shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit.

“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha Taravari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar appeared first on Telegrafi.