“Unë mendoj se në lidhje me problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, radhën e ka BE dhe askush tjetër. Ata pranuan në komunitet një vend që nuk plotëson standardet minimale të BE (për shumë arsye politike dhe pragmatike)”, tha profesoresha dhe aktivistja Mirjana Najçevska.
Sipas saj, BE lejoi “që ai vend të vazhdojë të mos marrë parasysh rregullat e lojës së BE dhe madje të mos zbatojë vendimet e GJEDNJ.
“Ata duhet të vendosin rregull brenda kornizës së tyre. Kjo nuk është dhe nuk mund të jetë detyrë e Maqedonisë”, shkruan Najçevska.
Kryeministri Zoran Zaev tha dje se ai pret të gjejë politikanë të përgjegjshëm në Qeverinë teknike të Bullgarisë me të cilët do të jemi në gjendje të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje./Telegrafi/
The post Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë appeared first on Telegrafi.