Nuk ndërhyjë në atë nëse është ky projekt i mirë apo i keq, deklaroi për Agjencinë e Lajmeve MIA-n Izet Mexhiti, zëvendës kyeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, lidhur me reagimet pas promovimit të mbrëmshëm të Muzeumit të trashëgimisë krishtero-myslimane kulturore në Manastir.

Sipas Mexhitit, akuzat vijnë nga ata, të cilët në vitin 2013 apo 2014 kanë marrë vendim të tillë dhe një ditë para festimit të Alfabetit shqip, problematizojnë.

“Nuk po ndërhyjë nëse është ky projekt i mirë apo i keq, por ata që akuzojnë kanë marrë vendim të tillë. Në Ministrinë e Kulturës, ku kanë pasur poste të rëndësishme dhe në qeveri, duhet të shpjegojnë pse kanë marrë vendim të tillë, që daton nga viti 2013 apo 2014. E pse pikërisht tani një ditë para festimit te Alfabetit shqip, e panë të arsyeshme, të problematizojnë rreth kësaj pune dhe janë të gatshëm të luajnë me të gjitha letrat, në bazë etnike, fetare, vetëm të ikin nga përgjegjësia që i pret”, tha zëvendës kryeministri, Mexhiti.

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot në Manastir e vizitoi Muzeun e Alfabetit shqip, shtëpi, ku është promovuar pllaka, ku shkruan se nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908 është mbajtur Kongresi i Manastirit i patriotëve shqiptarë, ku është unifikuar Alfabeti shqip.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Muzeu krishtero-mysliman në Manastir, Mexhiti: Ata që e kanë marrë një vendim të tillë tash po e problematizojnë appeared first on Telegrafi.