Bashkim Murtezi nga koalicioni VLEN, tha se themelimi i Akademisë Shqiptare nuk ka për qëllim të shkaktojë dëme politike partnerëve të koalicionit por që VLEN të mbaje premtimet e bëra para votuesve.

Murtezi tha se krijimi i Akademisë është rezultat I situatave negative në vend ku siç thotë, në disa institucione ende nuk ka vend për shqiptarët.

“Ne kemi mirëkuptim për qëndrimin e partnerëve tanë pasi çështja e krijimit të Akademisë Shqiptare është e ndjeshme për maqedonasit por, qëndrimi ynë si VLEN nuk është t’ju shkaktojmë dëm politik partnerëve tanë te koalicionit por të zbatojmë ato që kemi premtuar para votuesve tanë.

Krijimi i Akademisë Shqiptare është një reflektim i disa situatave negative në vend për shkak të të cilave në disa institucione ende nuk ka vend për shqiptarët”, tha Murtezi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Murtezi: Themelimi i Akademisë Shqiptare është reflektim i situatave negative pasi në disa institucione ende nuk ka vend për shqiptarët appeared first on Telegrafi.