Zëdhënësi i partisë “Alternativa” Orhan Murtezani, ka deklaruar se kjo parti akoma nuk ka marrë vendim përfundimtarë, në lidhje me votimin e mocionit për votëbesim të Qeverisë.

Në një deklaratë për media, Murtezani tha se sot ka përfunduar takimi i kryesisë qendrore, por se do të vazhdojë edhe nesër, duke shtuar se kanë kohë deri të enjten, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ka përfunduar mbledhja e sotme, por e njëjta do të vazhdojë nesër. Akoma nuk kemi vendim përfundimtar pasi kemi kohë deri të enjten. Cili do të jetë vendimi i partisë, do të respektohet nga të gjithë deputetët”, tha Murtezani.

Ndryshe, deputeti i “Alternativës” Skender Rexhepi, sot deklaroi se edhe pse e ka nënshkruar iniciativën për rrëzimin e Qeverisë, ai tha se nuk do të votojë në Kuvend, për arsye të partisë “E Majta”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Murtezani: Vendimi i partisë do të respektohet nga të gjithë deputetët appeared first on Telegrafi.