Murtezani-Papadopullu: Maqedonia e Veriut dhe Greqia duhet të vazhdojnë të punojnë në përforcimin e stabilitetit rajonal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri Orhan Murtezani sot realizoi takim në Athinë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës Helene, ambasadoren Aleksandra Papadopullu, njoftojnë nga Ministria për Çështje Evropiane.

Siç thuhet në njoftim në takim u riafirmua angazhimi i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat kyçe me interes reciprok.

“Maqedonia e Veriut dhe Greqia, si dy vende fqinje, partnere dhe aleatë të NATO-s, duhet të vazhdojnë të punojnë në përforcimin e stabilitetit rajonal dhe zhvillimit ekonomik, me fokus të veçantë në lidhjen tregtare dhe energjetike, projektet e infrastrukturës dhe bashkëpunimin sektorial”, theksoi Murtezani.

Theksi i bisedimeve u vendos në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, Planin e Rritjes së KE-së për BP dhe Agjendën reformuese të vendit.

Advertisement

“Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, gjatë së cilës u shkëmbyen pikëpamje mbi sfidat, por edhe mbi mekanizmat përmes të cilave të dyja palët mund të trajtojnë në mënyrë proaktive çështjet që dalin nga zbatimi i saj. Në të njëjtën kohë, u theksua se Marrëveshja Përfundimtare krijoi mundësi të rëndësishme për përforcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin rajonal, kurse rezultatet e deritanishme tregojnë se me angazhim dhe një qasje konstruktive, mund të tejkalohen të gjitha sfidat dhe të shfrytëzohen të gjitha përfitimet që sjell bashkëpunimi”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të bisedimeve, shtojnë nga atje, u shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet më të gjera rajonale, me theks në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, nevojën për të ruajtur stabilitetin në rajon, si dhe për sfidat aktuale lidhur me çështjet globale të sigurisë. U theksua rëndësia e veprimit të përbashkët brenda organizatave ndërkombëtare, si NATO, OSBE dhe Këshillin e Evropës, për avancimin e paqes, demokracisë dhe sundimin e ligjit./Telegrafi/

The post Murtezani-Papadopullu: Maqedonia e Veriut dhe Greqia duhet të vazhdojnë të punojnë në përforcimin e stabilitetit rajonal appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy