Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, në takim me Komisarin për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varheјi, mëngjesin e sotëm e filloi vizitën e parë të punës në Bruksel.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, bisedat u fokusuan në procesin aktual euro-integrues dhe në hapat që vijojnë për progres të mëtejshëm.

“Ministri Murtezani theksoi përkushtimin e fuqishëm të Maqedonisë së Veriut në procesin e aderimit drejt BE-së, si dhe gatishmërinë e vendit për tu harmonizuar me standardet e Unionit. Komisari Varheji përshëndeti kontributin e Qeverisë në kontekst të përgatitjeve intensive të Planit të Rritjes së BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, njëkohësisht duke e potencuar nevojën për të kaluar më shpejt në fazën tjetër – përmbushjen pikë referimeve (benchmark) për çeljen e Klasterit të Parë. Ai theksoi se BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në tejkalimin e sfidave të mbetura në rrugën e saj evropiane, veçanërisht përmes ndihmës teknike dhe financiare për thellimin e reformave institucionale”.

“Një nga temat kryesore të takimit ishin amendamentet kushtetuese për çka Murtezani informoi se është e nevojshme të krijohet klimë e përshtatshme politike dhe mbështetje publike për këto ndryshime, njëkohësisht theksoi edhe gatishmërinë e Qeverisë për dialog konstruktiv me Bullgarinë. U shkëmbyen mendime dhe informacione edhe për Planin për Rritje të BE-së për BP, i cili është mekanizëm kryesor për rritjen e investimeve dhe përforcimin e rezistencës ekonomike të vendeve të rajonit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Varheji përshëndeti rolin aktiv të Maqedonisë së Veriut në nismat rajonale dhe harmonizimin e saj me agjendën strategjike të BE-së për 2024-2029, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme evropiane, veçanërisht në sferat që janë kyçe për transformimin e Maqedonisë së Veriut: sundimin e së drejtës, reformat në administratën publike dhe lufta kundër korrupsionit. Murtezani theksoi se është e rëndësishme që këto reforma jo vetëm të zbatohen, por thellë të rrënjosen në rrjedhat e përditshme të shoqërisë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se lidhur me marrëdhëniet e mira fqinjësore, Murtezani përsëri theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut drejt përforcimit dhe thellimit të tyre, duke theksuar se këto marrëdhënie janë fundamentale për stabilitetin rajonal, prosperitetin ekonomik, por edhe për besueshmërinë e Unionit.

The post Murtezani në takim me Varhelyin: BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur RMV-në në tejkalimin e sfidave të mbetura në rrugën e saj evropiane appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";