
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, nga partia Alternativa, deklaroi se në kuadër të koalicionit VLEN janë të përkushtuar maksimalisht për mbijetesën e tij.
“Nga sa kanë thënë tashmë drejtuesit, ne jemi të përkushtuar që të gjithë partnerët t’i mbajmë sa më shumë që të jetë e mundur brenda VLEN-it. Ne jemi absolutisht të hapur, nuk e shohim procesin e bashkëpunimit si një operacion statistikor apo një përqindje se kush çfarë merr, por si një shpresë që duhet artikuluar në mënyrë që ndryshimi të vazhdojë.
Kjo është arsyeja pse pritshmëritë tona janë të larta, si dhe gatishmëria jonë për të vazhduar së bashku”, tha Murtezani i pyetur nga gazetarët se çfarë pret nga takimi i kryesisë së VLEN-it sonte, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez Janos Boka.
Kryetarët e katër partive që janë pjesë e koalicionit VLEN sonte do të mbajnë një takim për të diskutuar për veprimet e mëtejshme të koalicionit, tha më herët në Gostivar, njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari./Telegrafi/
The post Murtezani: Jemi të përkushtuar maksimalisht që VLEN-i të mbijetojë appeared first on Telegrafi.