Murtezani: Është thelbësore të forcohen kapacitetet e institucioneve për zbatimin e reformave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri për Çështjet Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti pres-konferencë të përbashkët tematike me ambasadorin dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Michalis Rokas, me rastin e publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2024, si dhe Pakon e Zgjerimit.

Murtazani theksoi se ky Raport duhet të analizohet në kontekst të raporteve tjera që kemi pranuar këtë vit, domethënë Skrining raportet për secilin Klaster, si dhe Agjendën Reformuese të miratuar së fundmi për vitin 2024-2027, udhërrëfyesit për Sundimin e të drejtës dhe reformat në administratën publike, si dhe dokumente të tjera relevante.

“Sipas klasterëve, ka pasur gjithashtu përmirësim të gatishmërisë për Klasterin 1, krahasuar me vitin e kaluar, gjë që është pozitive nëse merret parasysh se ky është Klasteri i parë që duhet të hapet. Nivel të kënaqshëm të përgatitjes ka edhe te Klasterët 3, 4 dhe 6, përderisa nevojiten më shumë përpjekje për harmonizimin e mëtejshëm në Klasterëve 2 dhe 5”, tha Murtrzani.

Ministri theksoi se pika kryesore është se si t’i integrojmë këto udhëzime në strategjitë tona politike dhe ekonomike. Kjo është një sfidë që ne e pranojmë me përgjegjësi dhe vendosmëri./Telegrafi/

Advertisement

The post Murtezani: Është thelbësore të forcohen kapacitetet e institucioneve për zbatimin e reformave appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy