Mungesa e terapisë për personat me kancer, Klekovski: Të gjitha ilaçet do të jenë në dispozicion para Pashkëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski, thotë se mungesa e një pjese të terapisë për pacientët me kancer është për shkak të ndryshimeve në sistemin e prokurimit publik, por paralajmëron se para festave të Pashkëve të gjitha barnat do të jenë në dispozicion në sasi stabile.

“Prokurimi publik vjetor aktualisht është duke u zbatuar, ai është hapur të premten e kaluar, por për shkak të problemeve teknike në Byronë e Prokurimit Publik, pra ndryshim i sistemit, është vonuar. Tenderi është i hapur, presim kontroll nga Byroja e Prokurimeve Publike dhe para festave të Pashkëve të gjitha barnat do të jenë në sasi stabile për 12 muajt e ardhshëm”, tha sot Klekovski në pyetjen e gazetarit se pse ka munguar një pjesë e terapisë për pacientët onkologjikë që nga 12 marsi.

Klekovski mori pjesë në panelin për rritjen e pikës së kapitullimit në kujdesin parësor shëndetësor, ku përfshihen mjekë familjarë nga fusha e mjekësisë së përgjithshme, gjinekologjisë dhe stomatologjisë së përgjithshme./Telegrafi/

The post Mungesa e terapisë për personat me kancer, Klekovski: Të gjitha ilaçet do të jenë në dispozicion para Pashkëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy