Edhe këtë vit dy qytetet turistike, Ohri dhe Struga u përballën me mungesën e fuqisë punëtore në hotelieri. Si zgjidhje e vetme u pa sjellja e punëtorëve nga jashtë vendit sa për ta kaluar sezonin veror. Megjithatë ekspertët e fushës këtë nuk e shohin si zgjidhje.
Profesori universitar i turizmit Naum Marinovski si zgjidhje të përhershme sheh atë që bëjnë edhe shtetet europiane, që është kthimi apo kyçja e pensionistëve të fushës në punë.
Marinovski jep shpresa se në fakultetin e hotelerisë dhe turizmit ka numër të madh të studentëve të interesuar për këtë fushë. Ai thotë se ky interesim do ta zbuste situatën me mungesën e kuadrove në hotelieri.
Këtë vit në Ohër dhe Strugë, duhej te vinin nga jashtë rreth 1000 punëtorë, por erdhën vetëm 150 ose 200. Pjesa tjetër u mbulua me punëtorë vendas sidomos të rijnë nga shkollat e mesme./TV21/
The post Mungesa e punëtorëve në hotelieri, Marinovski: Duhet t’iu mundësohet pensionistëve të kthehen në punë appeared first on Telegrafi.