Mungesa e kushteve elementare, asnjë turist në Kodrën e Diellit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për dallim prej pikave të tjera turistike të vendit që janë të mbushura me turistë vendor gjatë ditëve të nxehta, Kodra e Diellit është bosh, pa asnjë vizitor të vetëm.

Infrastruktura rrugore e kësaj pjesë është në gjendje të keqe. Rrugë të shkatërruara, mungesë kanalizimesh e dritash dhe mungesë e vendeve për parkim. E gjithë kjo, shkon në dëm të investitorëve vendas, të cilët posedojnë hotele në këtë pikë turistike.

“E kemi rrugën shumë shumë të prishur. Kemi një infrastrukturë të shkatërruar, teleferikë të shkatërruar që kanë nevojë për rregullimin e tyre. Siç e shihni janë mbledhur gjitha të këqijat, kemi virusin, kemi mos realizim të premtimeve dhe për momentin mundohemi vetë të punojmë të bëjmë pastrimin kanalizimet aq sa mundemi t’i bëjmë vetë. Infrastruktura e shkatërruar bën që të mos kemi mysafir sepse i prishin makinat, e keni pa vetë se ç`rrugë kemi këtu”-tha Hashim Hasani, pronar hoteli.

“Investimet e vetme që bëhen këtu në Kodër të Diellit janë të investitorëve privat që ndërtojnë vikend shtëpizat, ndërsa infrastruktura, sidomos ajo rrugore, vazhdon të mbetet kështu siç e shihni”.

Advertisement

Kanë reaguar edhe nga Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Presim çdo moment të bëhet qeveria dhe t’i kontaktojmë sërish personat që ishin atje dhe premtuan. Si nismë i jemi bashkuar protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe kemi kërkuar nga trupi koordinues i tyre të japin një përkrahje edhe për Kodrën e Diellit. Opsioni i dytë pas zgjidhjes së këtij problemi do jenë protestat për Kodrën e Diellit”, tha Hamdi Sulejmani nga nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”./Alsat/

The post Mungesa e kushteve elementare, asnjë turist në Kodrën e Diellit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy