Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski zhvilloi një bisedë telefonike me shefin e ri të diplomacisë bullgare, Georg Georgiev.

Siç njofton në rrjetin X, Mucunski në bisedë ka shprehur vendosmërinë e tij për forcimin e partneritetit dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmet dy vendeve. Ministri i jashtëm Mucunski gjithashtu e përgëzoi Georgievin për emërimin e tij në këtë pozitë.

“Kam pasur bisedën e parë telefonike miqësore me Georg Georgiev, ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Bullgarisë. E përgëzova për emërimin e tij dhe shpreha vendosmërinë tonë për të forcuar partneritetin, për të avancuar bashkëpunimin dhe për të kontribuar së bashku në stabilitetin rajonal dhe përparimin e përbashkët”, shkroi Mucunski në X.

Kujtojmë se Parlamenti bullgar votoi dje Qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministri Rosen Zheljaskov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mucunski zhvilloi bisedë me shefin e ri të diplomacisë bullgare: Të forcojmë partneritetin appeared first on Telegrafi.