Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka zhvilluar sot biseda të veçanta telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Austrisë, Alexander Schallenberg, Ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu, Ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenia, Tanja Fajon, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlic Radman.

Komunikimi i Mucunskit me kolegët e tij, theksojnë nga MPJ, realizohet në kuadër të aksionit për dhënien e ndihmës për shuarjen e zjarreve, i cili realizohet në koordinim me kryeministrin, Hristijan Mickoski.

“Ne vlerësojmë shumë gatishmërinë e miqve tanë nga Austria, Greqia, Rumania, Sllovenia dhe Kroacia për mbështetje në ballafaqim me zjarret aktive në pyje. Një hap i tillë është shprehje solidariteti, i cili është i domosdoshëm për tejkalimin e këtij lloj sfidash. Me këtë rast shpreh mirënjohjen time për ndihmën e dhënë, e cila është shprehje shtesë e miqësisë sonë shumëvjeçare”, tha Mucunski.

The post Mucunski: Vlerësojmë shumë gatishmërinë e miqve tanë nga Austria, Greqia, Rumania, Sllovenia dhe Kroacia për mbështetje në ballafaqimin me zjarret aktive appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";