Procesi i zgjerimit nuk duhet të bilateralizohet, thotë Ministri i Jashtëm Timço Muçunski, duke shtuar se është koha e duhur që të ndalojmë së negociuari për çështjet e identitetit dhe kombëtare me këdo si shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai beson se Parlamenti Evropian do të vazhdojë traditën e raporteve pozitive të progresit bazuar në meritë dhe kritere dhe mbështetje për anëtarësimin e hershëm të Maqedonisë në BE.

Ai theksoi se në Luksemburg, në takimin e ministrave të jashtëm, është takuar me Komisioneren Evropiane Marta Kos dhe ekipin e saj dhe se është në komunikim të vazhdueshëm çdo ditë.

“Jemi të informuar për proceset dhe po punojmë në disa nisma që synojnë zhbllokimin e procesit tonë të integrimit evropian. Qëndrimet tona bazohen qartë në atë që presim, t’i japim fund bilateralizimit të integrimit evropian. Kjo dëmton të gjithë rajonin dhe lë hapësirë ​​që vendet e tjera në rajon të përballen me të njëjtat sfida nesër. Qëllimi ynë është anëtarësimi i plotë në BE, së bashku me të gjitha vendet e tjera në rajon”, tha Mucunski në një konferencë të përbashkët për shtyp me zv. kryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mucunski megjithatë, shprehu shqetësim për mungesën e përparimit në organizimin e një takimi me Bullgarinë./Telegrafi/

The post Mucunski: T’i japim fund bilateralizimit të integrimit evropian appeared first on Telegrafi.