Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në RMV, Timço Mucunski ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker, njoftojnë nga MPJ.

Në takim, theksojnë nga atje, u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunimin e suksesshëm dhe u shkëmbyen mendime për situatën aktuale, si në të dyja vendet ashtu edhe në rajon.

“Në bisedime fokus i veçantë u vu në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, ku ministri Mucunski shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e fortë dhe të qartë nga Sllovenia. Në të njëjtën kohë, u theksua se anëtarësimi ynë në BE është i rëndësishëm edhe në drejtim të forcimit të stabilitetit rajonal dhe evropian.

Në takim u konfirmua se Republika e Sllovenisë mbetet një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm, si për zhvillimin e kapaciteteve për realizimin e prioriteteve të politikës së jashtme, ashtu edhe për zbatimin e reformave, duke shkëmbyer përvojat e tyre për përmirësimin e kapacitetet administrative dhe legjislative të vendit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mucunski-Presker: Sllovenia është një mbështetëse e fortë për Maqedoninë në zbatimin e reformave appeared first on Telegrafi.