“Kushdo që mendon se një zgjidhje për një luftë dhe konflikt me implikime gjeostrategjike mund të gjendet pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka një qasje joserioze dhe të pasinqertë ndaj konfliktit”, tha sot ministri i Jashtëm Timço Mucunski, pas takimit me homologun hungarez, Peter Szijjártó.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për qëndrimin e RMV-së për faktin se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është përmes bisedimeve mes Amerikës dhe Rusisë, Mucunski theksoi rezolutën e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për paqe.

“Vitet e fundit të gjithë kemi folur për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të saj. Tani kemi një rezolutë ligjërisht të detyrueshme për të kërkuar paqen. “Kushdo që mendon se gjetja e një zgjidhjeje për një lloj lufte dhe konflikti të tillë, me implikime të tilla gjeostrategjike, kushdo që mendon se mund të arrihet pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një qasje joserioze dhe të pasinqertë ndaj këtij konflikti”, tha Mucunski.

Ai theksoi se politika e jashtme e vendit bazohet në tre konstante: anëtarësimi i plotë në NATO, përafrimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Politika jonë e jashtme si shtet ka tre konstante – anëtarësimin tonë të plotë në NATO dhe të mbetemi një partner i besueshëm në NATO, përafrimi ynë 100 për qind me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian dhe të qenit plotësisht në përputhje me CFSP-në e BE-së dhe partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara. Para së gjithash, në atë kontekst është interesi kombëtar i Maqedonisë, prandaj e përsëris se gjithçka që bëjmë, të gjitha vendimet që marrim, janë të përshtatura në atë kornizë dhe janë në përputhje me interesat tona kombëtare”, theksoi Mucunski./Telegrafi/

The post Mucunski: Politika jonë e jashtme bazohet në përafrimin me politikën e BE-së dhe partneritetin strategjik me SHBA-në appeared first on Telegrafi.