Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së, Timço Mucunski, sot realizoi takim me ambasadoren e Greqisë, Sofia Filippidou.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, në takim Mucunski shprehu besimin se vendi është fuqishëm i përkushtuar për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral, rajonal dhe multilateral me Greqinë, në radhë të parë si partnerë dhe aleatë të NATO-s.

“Në të njëjtën kohë, ministri Mucunski theksoi se interesi ynë është ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore në funksion të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit. Vendi mbetet i vendosur për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, përmes dialogut të hapur për të gjitha çështjet me interes të ndërsjellë, me qëllim pasurimin e tyre me përmbajtje të reja dhe në favor të prosperitetit dhe mirëqenies së qytetarëve të të dy vendeve”.

“Bashkëbiseduesit rikonfirmuan edhe interesimin e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, aq më tepër që Greqia është në mesin e pesë vendeve me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur vëllimin më të madh të tregtisë në vitin e kaluar”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mucunski në takim me ambasadoren greke: Interesi ynë është ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore appeared first on Telegrafi.