Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka takuar sot Ministren e Shtetit për Evropën dhe Klimën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Leermann.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, të karakterizuara nga dialogu intensiv politik dhe shkëmbimi aktiv i vizitave në nivele të larta dhe më të larta në vitet e fundit.

Në mënyrë të veçantë u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit tonë, si dhe mbështetja e vazhdueshme nga Gjermania në këtë rrugë.

U shpreh edhe kënaqësia e ndërsjellë për përfitimet e procesit të Berlinit, në drejtim të përshpejtimit të integrimeve evropiane. Duke theksuar nevojën për parashikueshmëri më të madhe të procesit integrues, ministri Mucunski konfirmoi se vendi ynë mbetet i përkushtuar strategjikisht për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE, me fokus në zbatimin cilësor të reformave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministrja Leerman përshëndeti progresin në proceset reformuese, duke siguruar se mbështetja gjermane për rrugën integruese të vendit tonë do të vazhdojë dhe duke konfirmuar se Gjermania mbetet një partner i besueshëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian./Telegrafi/

The post Mucunski-Leermann: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE appeared first on Telegrafi.