Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga partia maqedonase OBRM-PDUKM, pas mbylljes së vendvotimeve në konferencë për shtyp kanë thënë se është arritur censusi për zgjedhjet presidenciale dhe se “bojkoti i BDI-së nuk pati sukses”.

Mucunski nga kjo parti tha se BDI është e vetëdijshme se do të shkojë në opozitë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Censusi është arritur. Thirrja e BDI-së për bojkot nuk pati sukses. BDI përmes bojkotit dëshiron faktorizim. Procesi ishte i qetë mirëpo ka pasur dhe parregullësi, megjithatë nuk pati krizë politike. Gordana Siljanovska presidente e Maqedonisë së Veriut. Falenderojmë të gjithë ata që votuan”, tha Mucunski./Telegrafi/

The post Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy