Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Giorgos Gerapetritis.

“Ky takim paraqet një hap të rëndësishëm përpara në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe një përmirësim të dukshëm të marrëdhënieve diplomatike.

Gjatë diskutimit konstruktiv, vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për zhvillimin e tregtisë, infrastrukturës dhe investimeve në energji, si fusha kyçe ku ekzistojnë mundësi reale për zgjerimin e bashkëpunimit.

Respektimi i ligjit ndërkombëtar publik është thelbësor për të siguruar një të ardhme të bazuar në prosperitetin e përbashkët dhe paqen e qëndrueshme. Angazhimi i ndërsjellë ndaj këtyre parimeve është bazë për realizimin me sukses të iniciativave dhe projekteve të dobishme në të ardhmen”, njoftojnë nga MPJ./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mucunski – Gerapteritis: Respektimi i ligjit ndërkombëtar publik është thelbësor për të siguruar një të ardhme të bazuar në prosperitetin e përbashkët appeared first on Telegrafi.