Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në margjinat e Forumit Ekonomik Delphi në Greqi, ka takuar sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, George Gerapetritis.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, takimi paraqet një hap të rëndësishëm përpara në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e dukshëm të marrëdhënieve të ndërsjella diplomatike.

Me këtë rast, ministri Mucunski shprehu mirënjohjen e sinqertë për ndihmën e shpejtë mjekësore që Greqia i ofroi disa të lënduarve në tragjedinë e Koçanit, duke e vlerësuar këtë akt si një gjest të fortë dhe pasqyrim të miqësisë së vërtetë mes dy vendeve fqinje.

“Të dy ministrat theksuan gatishmërinë e ndërsjellë dhe nevojën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, përmes dialogut të intensifikuar politik, lidhjeve prioritare në fushën e infrastrukturës dhe energjetikës, si dhe dinamika të reja në ekonomi, kulturë dhe turizëm”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mucunski, Gerapetritis: Falënderojmë Greqinë për dhënien e ndihmës mjekësore për të lënduarit në Koçan appeared first on Telegrafi.