
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski njofton se sot në kuadër të vizitës së punës në Turqi, në kuadër të delegacionit të kryesuar nga kryeministri, Hristijan Mickoski, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mucunski përmes profilit të tij në Facebook shkruan se në takim konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe tradicionalisht miqësore mes dy vendeve, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh.
“Së bashku e mirëpritëm bashkëpunimin ekonomik të deritanishëm dhe diskutuam për avancimin e marrëdhënieve në fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për thellimin e tij, si nga këndvështrimi i tregtisë së jashtme ashtu edhe i investimeve.
Në fokus të takimit ishte edhe Deklarata e Përbashkët Politike për Krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë ndërmjet qeverive të dy vendeve, e cila u nënshkrua sot nga kryeministrat. Ky Këshill do të synojë të promovojë dhe intensifikojë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, në nivel dypalësh, rajonal dhe global”, shkruan Mucunski./Telegrafi/
The post Mucunski-Fidan: Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë marrdhënie të shkëlqyera dhe tradicionalisht miqësore appeared first on Telegrafi.