Mucunski-Aggeler: Aleanca në NATO mbetet një shtyllë për mbrojtjen e vlerave të përbashkëta demokratike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler. përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informoi ministri në Facebook, ata diskutuan për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, integrimin tonë evropian dhe nevojën për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA në proceset reformuese dhe demokratizimin e vendit tonë. Shkëmbyem mendime mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe mënyrat për t’i forcuar më tej ato në kuadër të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Rikonfirmuam se aleanca jonë e fortë në NATO mbetet një shtyllë për mbrojtjen e vlerave të përbashkëta demokratike, veçanërisht duke pasur parasysh sfidat aktuale të sigurisë”, ka shkruar Mucunski./Telegrafi/

Advertisement

The post Mucunski-Aggeler: Aleanca në NATO mbetet një shtyllë për mbrojtjen e vlerave të përbashkëta demokratike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy