Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratë njofton se ministria mbështet maksimalisht personat me aftësi të kufizuara.
“Me ndryshimet e reja ligjore, ne do ta bëjmë të domosdoshme për secilin institucion që gjatë përpilimit të planeve vjetore të punësimit të përfshijnë edhe vende pune për personat me aftësi të kufizuar”, thuhet në njoftimin e MSHIA-s.
Nga MSHIA theksojnë se gjatë takimit të sotëm me kryetaren e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska janë njoftuar me punonjësen Simona Joveska. Kjo punonjëse, sipas MSHIA, ishte një nga më produktivet në këtë institucion dhe kontributi i saj vlerësohet jashtëmase shumë.
“Qëllimi ynë është të krijojmë kushte që këta persona të kenë mundësinë të përfshihen sa më shumë në institucionet shtetërore, sepse me të vërtetë këta njerëz munden dha kanë aftësi të kontribuojnë”, thuhet në njoftimin e MSHIA-s./Telegrafi/
The post MSHIA Maqedoni: Mbështesim maksimalisht personat me aftësi të kufizuara appeared first on Telegrafi.