Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se për dy ditë, mbi 10.000 qytetarë janë regjistruar për vaksinim falas kundër gripit sezonal në ueb faqen vakcinacija.mk

“Vaksinimi falas do të mbulojë grupet e mëposhtme të rrezikut: Të moshuar (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e kujdesit shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht në grupet e rrezikut”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Telegrafi/

The post MSH: Për dy ditë, mbi 10.000 qytetarë të Maqedonisë janë regjistruar për vaksinim falas appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";