MSH: OBRM-PDUKM të mos të përhap frikë tek qytetarët për ethet hemorragjike krime-kongo

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së përmes së cilës partia shpërndan pasiguri dhe panik si te qytetarët ashtu edhe te punëtorët shëndetësorë.

Nga atje thonë se institucionet shëndetësore iu përgjigjën me shpejtësi dhe me profesionalizëm shfaqjes së etheve hemorragjike krime-kongo.

“Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet shëndetësore iu përgjigjën me shpejtësi dhe me profesionalizëm shfaqjes së etheve. Çdo ditë në mënyrë transparente informojmë publikun për situatën me pacientët dhe për kontaktet e izoluara që janë nën mbikëqyrjen mjekësore. Është gënjeshtër se autoritetet nuk po marrin të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e infeksionit dhe se ethet po përhapen. Profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor bëjnë çmos për të plotësuar nevojat e pacientëve”, thuhet në reagimin e MSH-së.

Nga atje shtojnë se OBRM-PDUKM duhet të ndalojë përpjekjet për të përhapur frikë te qytetarët me njoftime boshe dhe të pabaza. Është manipulim i papërgjegjshëm dhe i ulët politik i temave të ndjeshme./Telegrafi/

Advertisement

The post MSH: OBRM-PDUKM të mos të përhap frikë tek qytetarët për ethet hemorragjike krime-kongo appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy