OBRM-PDUKM nuk mund ta pranojë faktin se vaksinimi në të gjithë vendin zhvillohet pa ndonjë problem, reagojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke reaguar ndaj protestës së partisë opozitare mbi menaxhimin e qeverisë të situatës së coronavirusit.

“Vaksinimi në një kohë të pandemisë botërore është një proces serioz shëndetësor, aq sa i ngjan një shtirjeje (simulimi) për OBRM-PDUKM. Është e trishtueshme që partia e opozitës, pa asnjë ide, duke u përpjekur të përfitojë tallet politikisht me vaksinimin e njerëzve me rrezikun më të lartë të sëmundjes, gjegjësisht qytetarë të rritur më të vjetër se 76 vjet.

OBRM-PDUKM tallet me vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, policisë, ushtrisë, mësuesve, infermierëve, edukatorëve në kopshte, shoferëve në NPT, tallet me vaksinimin e njerëzve që janë pjesë e infrastrukturës kritike në vend, vaksinimi i të cilave mundëson funksionimin e mirë të shoqërisë.

OBRM-PDUKM nuk mund të pajtohet me faktin e organizimit të përsosur të imunizimit masiv në QS “Boris Trajkovski”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post MSH: OBRM-PDUKM nuk mund të pajtohet me faktin e organizimit të përsosur të imunizimit masiv appeared first on Telegrafi.