Ministria e Shëndetësisë njofton se në spitalin në Tetovë gjatë 24 orëve të fundit ka një fluks të madh pacientësh dhe po bëhet një riorganizim intensiv në mënyrë që të ketë kujdes adekuat për të gjithë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga MSH thonë se kolegëve nga Tetova u jepet mbështetje adekuate sa i përket stafit dhe akomodimit.
“Dy ditë më parë, pacientët u vendosën në spitalin e fshatit Leshok dhe nëse është e nevojshme pacientët do të akomodohen në spitale të tjera aty pranë ose në Shkup.
Gjatë ditës së nesërme, do të merret një vendim nëse dhe sa staf shtesë do të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur”, thonë nga MSH.
Ministria e Shëndetësisë po konsideron gjithashtu futjen e masave shtesë lokale, të cilat do të diskutohen nesër.
Ministria u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat për mbrojtjen personale në mënyrë që të parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm të situatës./Telegrafi/
The post MSH: Në spitalin e Tetovës ka fluks të madh pacientësh, diskutohet për masa shtesë appeared first on Telegrafi.