MSH: Në spitalet e Maqedonisë shërohen gjithsej 825 pacientë, ka shtretër të lirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e kaluara në qendrat covide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se po mjekohen gjithsej 820 pacientë pozitivë ose të dyshuar për coronavirus.

Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 75 pacientë pozitivë ose të dyshimtë për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 56 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit.

Në repartin infektiv në Tetovë po mjekohen 39 pacientë, në Veles 62 pacientë, dhe në Kumanovë 106 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID 19. 110 pacientë janë të shtruar në qendrën covide në Ohër, 114 në Prilep, 49 në qendrën covide në Gostivar dhe në Strugë 28 pacientë. Në spitalin në Strumicë ka 95 pacientë, në Koçan 24, në Kërçovë 17, Kavadar 41 dhe në Gjevgjeli 10 persona pozitivë për coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshimtë për coronavirus të cilët trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.292 dhe ka rreth 120 shtretër spitalore të zbrazët në qendrat covide.

Advertisement

Përndryshe, të gjitha spitalet klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen./Telegrafi/

 

 

 

Advertisement

The post MSH: Në spitalet e Maqedonisë shërohen gjithsej 825 pacientë, ka shtretër të lirë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy