MSH me informacione për udhëtarët nga Shkupi që rezultuan pozitiv me COVID-19 në Finlandë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
MSH me informacione për udhëtarët nga Shkupi që rezultuan pozitiv me COVID-19 në Finlandë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut është deklaruar në lidhje me 24 rastet pozitive, që kanë udhëtuar për në Finlandë.

Nga MSH thonë se pas mbledhjes së informacioneve nga Aeroporti i Shkupit dhe Policia Kufitare, kanë konfirmuar se bëhet fjalë për udhëtarë (të shpërngulur), të cilët vijnë në Maqedoni ose transitojnë përmes Maqedonisë për arsye të ndryshme, ndërsa më pas kthehen në punë në Evropën Perëndimore.

“Sipas të dhënave të marra, në fluturimin e theksuar shumica e pasagjerëve udhëtuan me pasaportë kosovare (95 persona), pasaportë finlandeze (60 persona), ndërsa pjesa tjetër me pasaporta maqedonase (2), shqiptare, bullgare, estoneze dhe suedeze”.

“Ministria e Shëndetësisë po mbledh informacione nga autoritetet finlandeze, për atë se kush janë 24 pasagjerët pozitivë me COVID-19, pavarësisht nëse bëhet fjalë për disa familje apo raste individuale, çfarë lloj testesh janë kryer mbi to, dhe Instituti i Shëndetit Publik tashmë po punon për të kontrolluar nëse disa udhëtarëve iu është dhënë masë e izolimit në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Advertisement

Ata më tej shtojnë se pas marrjes së informacionit në lidhje me rastet pozitive, menjëherë do të fillojmë përcaktimin e kontakteve që ata persona patën përfundimisht në vendin tonë.

MSH sërish apelon për respektim të masave për mbrojtje personale gjatë çdo udhëtimi./Telegrafi/

Lexo po ashtu:

Finlandë, 24 udhëtarë nga Shkupi rezultojnë pozitiv me coronavirus

Advertisement

The post MSH me informacione për udhëtarët nga Shkupi që rezultuan pozitiv me COVID-19 në Finlandë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy