
Sot kthehen edhe pesë pacientë nga trajtimi në Serbi, ndërsa jashtë vendit mbeten të hospitalizuar 33 pacientë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë e RMV-së.
Ministria e Shëndetësisë njofton se sot edhe pesë pacientë nga të lënduarit në tragjedinë në Koçan kthehen nga trajtimi në Serbi.
“Sipas protokollit, tre prej tyre do të jenë nën vëzhgim në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, një pacient në Klinikën Kirurgjikale “Shën Naum i Ohrit” dhe një pacient, me kërkesë personale, do të vazhdojë trajtimin në klinikën private “Zhan Mitrev”.
Aktualisht në vend po trajtohen gjithsej tre pacientë, prej të cilëve një në Klinikën Kirurgjikale “Shën Naum i Ohrit” dhe dy në spitalin privat Sistina.
Gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar kthimi i një pacienti nga Belgjika, i cili do të jetë nën vëzhgim në Klinikën e Kirurgjisë Plastike”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ministria e Shëndetësisë, shtojnë nga atje, vazhdimisht e ndjek gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim të sigurimit të trajtimit më të mirë të mundshëm si dhe rehabilitimit të mëtejmë./Telegrafi/
The post MSH-Maqedoni: Sot kthehen edhe pesë pacientë nga trajtimi në Serbi, ndërsa jashtë vendit mbeten të hospitalizuar 33 pacientë appeared first on Telegrafi.