MSH-Maqedoni: Qytetarët t’i ndihmojnë punëtorët shëndetësor në luftën kundër coronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se përkundër presionit të madh nëpër spitale, të cilat po mbushen me pacientë të infektuar me coronavirus, janë siguruar shtretër të lirë në disa Klinika, Institutin për Sëmundjet e Mushkërive Kozle si dhe Klinikat e Interne.

“Të gjithë spitalet dhe personeli mjekësor janë plotësisht të mobilizuar. Dhe në spitalet në të gjithë vendin, sistemi menaxhohet çdo ditë, midis departamenteve të përhershme të sëmundjeve infektive në institucionet shëndetësore dhe spitaleve modulare. Kjo krizë shëndetësore e prekur nga vala e tretë më e fortë deri më tani është e pranishme kudo, në vendin tonë, në rajon, në të gjithë Evropën.

Situata është kritike, por qytetarët nuk duhet të shqetësohen, ata që kanë nevojë marrin kujdes shëndetësor dhe trajtim adekuat në spitale në çdo kohë”, thonë nga MSH.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat për mbrojtje nga virusi Covid-19.

Advertisement

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të kontribuojnë individualisht në luftën kundër coronavirusit dhe të ndihmojnë profesionistët shëndetësorë në këtë betejë rraskapitëse që ka zgjatur për më shumë se një vit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

The post MSH-Maqedoni: Qytetarët t’i ndihmojnë punëtorët shëndetësor në luftën kundër coronavirusit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy