Nëpërmjet një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se pacientët s’kanë mbetur pa insulinë dhe se në shtet ka mjaftueshëm insulinë.

“Gjatë periudhës së kaluar ka pasur ndryshim të sofuerit për lloj të ri të produkteve të insulinës, gjilpëra të Tipit 1 dhe Tip2, si dhe pajisjet për matjen e glikemisë që nuk i përshkruan mjeku, por sistemi i gjeneron vet”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ata shtojnë se nuk ka asnjë problem në sasitë e gjilpërave, lancetave dhe pajisjet për matjen e insulinës, por në pjesën e evidentimit që tashmë po tejkalohet dhe nga e marta, siç thonë nga MSH, kur do të hapet barnatoret e insulinës, të njëjtat prodhime do të jenë të qasshme për pacientët.

Sipas tyre, që nga fillimi i pandemisë deri sot, MSH është kujdesur që çdo terrapi për pacientët me diabet të jetë në kohë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, pacientët u shprehën se ka mungesë të insulinës dhe kërkuan nga MSH insulinën nëpër barnatore./Telegrafi/

The post MSH Maqedoni: Pacientët kanë mbetur pa insulinë appeared first on Telegrafi.