Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i pacientëve me coronavirus pozitiv ose të dyshuar që trajtohen në departamentet e sëmundjeve infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 650, ndërsa ka rreth 621 shtretër spitalor të lirë.

“38 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 u shtruan në spital në Manastir, 28 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit, ka 20 pacientë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 31 pacientë trajtohen në Veles, ndërsa në Kumanovë 56 pacientë janë pozitivë ose të dyshuar për COVID 19. 45 pacientë janë të shtruar në Qendrën Covid në Ohër, 43 në Prilep, në Qendrën Covid në Gostivar 16, ndërsa në Strugë 13. Në spitalin në Strumicë u shtruan 25 pacientë, në Koçan 9, në Kërçovë 12, Kavadar 23, në Gjevgjeli 6 persona, dhe në Dibër 11”, thuhet në raportin e MSH-së.

Nga atje shtojnë se në 24 orët e kaluara, 14 pacientë të rinj u shtruan në spital në qendrat kovide në Shkup për shkak të komplikimeve nga coronavirusi, me çka gjithsej 280 pacientë janë shtruar në departamentet infektive në kryeqytet.

Në qendrat kovide në vend po trajtohen gjithsej 376 pacientë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MSH-Maqedoni: Në qendrat kovide po trajtohen 650 pacientë appeared first on Telegrafi.