Ministria e Shëndetësisë mbështet angazhimet e sindikatave të mjekësisë për një sistem shëndetësor më të mirë si dhe një shërbim shëndetësor më efikas për pacientët, kumtuan pasdite nga Ministria e Shëndetësisë.

Siç informojnë nga atje, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në takimin e fundit me kryetarin e Sindikatës së Qendrës Klinike, dr. Predrag Serafimovski dhe me dr. Lubisha Karanfilovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, biseduan për gjendjen aktuale në shëndetësi dhe u përmendën shumë ide lidhur me Qendrën Klinike, specializimet, kushtet më të mira të punës për profesionistët shëndetësorë, zhvillimin e tyre profesional.

“Në takim u ra dakord që nga muaji shtator të mbahet takim pune, në të cilën do të shtjellohen më hollësisht disa çështje aktuale, përfshirë llogaritjen dhe pagesën e pagave në sektorin e shëndetësisë”, thonë nga MSH.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post MSH Maqedoni mbështet angazhimin e sindikatave, nga shtatori biseda për pagat appeared first on Telegrafi.