MSH Maqedoni: Janë aplikuar 473.853 vaksina, 199.143 qytetarë janë rivaksinuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.

Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 473.853 doza të vaksinave, ndërsa 199.143 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 7.720 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 5.834 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 454.104 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 50% e popullsisë mbi moshën 70
vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 38% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.

Ata ju bëjnë thirrje qytetarëve të regjistrohen në platformën vakcinacija.mk, sepse siç shtojnë, është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim.

Advertisement

The post MSH Maqedoni: Janë aplikuar 473.853 vaksina, 199.143 qytetarë janë rivaksinuar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy