MSH Maqedoni: Hospitalizohet punonjësi i Klinikës Infektive i cili rezultoi pozitiv me ethet hemoragjike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas konfirmimit të një rasti me ethe hemorragjike Kongo-Krime te një grua 27 vjeçare, një nga të punësuarit e Klinikës për Sëmundje Infektive që u identifikua si kontakt me rrezik të mesëm, në ditën e nëntë shfaqi simptoma dhe sipas rezultateve të ISHP-së, është konstatuar rast pozitiv me ethet hemorragjike Kongo-Krime.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se pacientë është i hospitalizuar në klinikë, ndërsa Reparti i Epidemiologjisë për Sëmundje Infektive në ISHP formoi ekip i cili ka bërë anketimin e pacientit dhe mbikëqyrjen e kontakteve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

“Pas konfirmimit të një rasti me ethet hemorragjike kongo-krime te një grua 27-vjeçare, institucionet kompetente shëndetësore kanë vepruar në përputhje me rekomandimet e OBSH-së. Një ekip ekspertësh nga Departamenti i Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me epidemiologët kompetentë nga Qendrat e Shëndetit Publik të Shtipit dhe Shkupit, kanë kryer hulumtime në terren në Spitalin klinik të Shtipit, në Qendrën Emergjente Mjekësore në Shtip dhe te familja e gruas së ndjerë”, njoftojnë nga MSH.

Ata theksojnë se në këto lokacione, epidemiologët bënë hulumtime të kontakteve dhe klasifikuan personat me rrezik të lartë, personat me rrezik të mesëm dhe me rrezik të ulët si dhe personat pa rrezik.

Advertisement

Nga MSH theksojnë se simptomat e kësaj sëmundje janë dhimbje koke, temperaturë të lartë, dhimbje shpine, dhimbje kyçesh, dhimbje stomaku dhe të vjella./Telegrafi/

The post MSH Maqedoni: Hospitalizohet punonjësi i Klinikës Infektive i cili rezultoi pozitiv me ethet hemoragjike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy