Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha pikat në vend.
Nga MSH thonë se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar rritet vazhdimisht, dhe në platformën “vakcinacija.mk” janë paraqitur 433.787 qytetarë.
“Në pikat vaksinuese në shtet deri dje janë vaksinuar gjithsej 236.878 qytetarë. Dozën e parë dje e kanë marrë 2.057, ndërsa gjithsej dje janë vaksinuar 14.763 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 331.034 doza të vaksinës, ndërsa janë rivaksinuar 94.156. Sipas të dhënave të fundit, 47% e popullsisë mbi moshën 70 vjeçare e kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, 41% e popullsisë mbi moshën 65 vjeçare gjithashtu e kanë pranuar të paktën një vaksinë”, thonë nga MSH.
Ata i ftojnë qytetarët të paraqiten për vaksinim në platformën online “vakcinacija.mk”, pasi është mënyra më e lehtë për të arritur tek vaksina./Telegrafi/
The post MSH Maqedoni: Dje janë vaksinuar 14.763 qytetarë, ndërsa gjithsej 236.878 appeared first on Telegrafi.