Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend ndërsa numri i personave që kanë kërkuar vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk është 472.159 qytetarë.

Në pikat vaksinale në Maqedoni deri dje janë vaksinuar 334.386 qytetarë. Me dozën e parë të vaksinës dje janë vaksinuar 12.409 qytetarë, ndërsa dje 14.525 qytetarë janë rivaksinuar. Në shtet janë aplikuar 557.400 doza vaksinash, ndërsa 223.014 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas të dhënave të fundit, 52% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 49%e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine si dhe 43% e popullatës mbi 60 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë.

“Regjistrohuni në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar gjithsej 14.525 vaksina appeared first on Telegrafi.