MSH Maqedoni: Deri tani janë siguruar 142 njësi të plazmës rikuperuese për personat me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se deri tani janë siguruar 142 njësi të plazmës së gjakut, për trajtimin e të infektuarve me COVID-19.

Nga MSH thonë se bëhet fjalë për 100 donatorë të cilët kanë dhuruar plazmë gjaku, ndërsa deri tani mbi 120 pacientë me COVID-19 trajtohen me plazmë, të cilat mbajnë antitrupa kundër coronavirusit.

“Theksojmë që qytetarët të cilët janë shëruar dhe kanë mundësi të ndihmojnë ata të cilët për momentin luftojnë me coronavirusin, të tregojnë humanitetin e tyre”, thonë nga MSH.

Ndryshe, plazmë gjaku mund të dhurojnë personat të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe janë shëruar, si dhe kanë dy teste negative në afat prej 24 orëve, ndërsa 21 ditët e fundit nuk kanë simptoma të virusit./Telegrafi/

Advertisement

The post MSH Maqedoni: Deri tani janë siguruar 142 njësi të plazmës rikuperuese për personat me COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy