Ministria e Shëndetësisë publikoi analizën për të vaksinuarit në periudhën nga 6 gushti deri më 11 nëntor. Sipas ministrisë, të vaksinuar konsiderohen personat që janë vaksinuar me dy doza të vaksinave dhe kanë kaluar 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë.

“Në periudhën nga 06.08 deri 11.11.2021 në Maqedoni 52.436 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me coronavurs. Prej tyre 29% kanë qenë plotësisht të vaksinuar ose 15.456 persona. I madh është numri personave të pavaksinuar që janë infektuar me coronavirus. Sipas statistikave për tre muaj, 36.980 persona ose 71% e rasteve pozitive s’kanë qenë të vaksinuar”, thonë nga MSH.

Ata sqarojnë se vdekshmëria te personat e pavaksinuar është shumë më e madhe dhe se nga 06.08 deri më 11.11 kanë humbur jetën 1.788 pacientë dhe 1.434 persona nuk kanë qenë të vaksinuar ose 80% dhe vetëm 20% ose 354 kanë pranuar vaksinë./Telegrafi/

The post MSH Maqedoni: 71% e rasteve të reja me coronavirus janë të pavaksinuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";