MSH Maqedoni: 446 punësime të reja në shëndetësinë publike gjatë pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se vitin e kaluar janë realizuar 446 punësime të reja në institucionet publike shëndetësore në të gjithë shtetin.

Nga MSH thonë se që nga fillimi i vitit 2020, janë punësuar 164 mjekë, 247 motra medicinale dhe 35 specialist.

“Investimet në kapitalin njerëzor në kujdesin shëndetësor nuk janë ndalur as gjatë pandemisë. Pandemia ka treguar se sa të rëndësishëm janë punëtorët shëndetësorë, ata janë shtylla e shëndetit tonë. Me punësime të reja dhe rritje të pagave, ne krijojmë kushte që çdo punonjës i ri shëndetësor të shohë të ardhmen dhe karrierën e tij në vendin tonë. Ne përpiqemi të përmirësojmë kushtet në të cilat ata punojnë dhe i dëgjojmë nevojat e tyre. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të rinjtë si kurrë më parë”, thonë nga MSH.

Më tej ata shtojnë se në tre vitet e fundit janë dhënë më shumë se 5 mijë pajtime për punësime në institucionet publike shëndetësore dhe për herë të parë mjekët specialist janë paguar me pagën më të lartë mesatare./Telegrafi/

Advertisement

The post MSH Maqedoni: 446 punësime të reja në shëndetësinë publike gjatë pandemisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy