Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e kaluara në qendrat për COVID në spitalet e vendit kurohen 549 pacientë, pozitiv ose të dyshimtë për coronavirus.

Nga MSH thonë se në qendrat rajonale në Manastir dhe Shtip janë hospitalizuar 152 pacientë, me çka numri i përgjithshëm i personave që kurohen në spitale në nivel të shtetit është 1.134, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në spitalet e brendshme ka rreth 90 shtretër të lirë, ndërsa pritet të lirohen të tjerë nga pacientët që janë shëruar. Të gjitha departamentet klinike disponojnë me vende në të cilat ka edhe aparate për oksigjen”, thonë nga MSH.

Më tej ata shtojnë edhe përkundër valës së madhe të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, MSH është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë do të zgjerojnë kapacitetet për pacientët me coronavirus./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post MSH Maqedoni: 1.134 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale, ka shtretër të lirë appeared first on Telegrafi.